Risi! Ky është i vetmi stadium në trojet shqiptare që do të ketë edhe restorant në fushën e lojës (video)

kuadra e Superligës së Kosovës, Llapi ka në plan të hapë së shpejti një restorant në stadium, në nivelin zero me fushën e lojës. Skuadra nga Podujeva ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku tregon se së shpejt plani do jetë real.

Restoranti është pas njërës portë, teksa ka një pamje të mirë të fushës së lojës. Kujtojmë se Llapi së fundi ka rinovuar stadiumin, duke pasur një nga fushat me tribunat më të mira në Kosovë, të stilit anglez.

Njëjtë si stadiumet e mëdha moderne që kanë të përfshira shumë kushte për tifozët, te Llapi janë duke shkuar më tej duke bërë një restorant pas porte dhe në nivel me fushën. SHIKO VIDEON

“Sot, një vit më parë u shkrua historia me shkronja të arta nga djelmoshat e K.F. Llapi të cilët të udhëhequr nga arkitekti i suksesit, z. Tahir Batatina arritën që pas 89 viteve të themelimit ta sjellin trofeun e parë të Kupës së Kosovës në qytetin e Podujevës.

Data 12 maj 2021 do mbahet mend gjatë dhe do jetë përgjithmonë në kujtesën e secilit llapjanë për emocionet dhe arritjen historike me rastin e fitimit të Kupës së Kosovës pas ekzekutimit të penaltive ndaj K.F. Dukagjini.

Tashmë kur po bëhet një vit nga arritja e këtij suksesi, djelmoshat e K.F. Llapi kanë mundësinë e artë që ta sjellin përsëri në Podujevë këtë trofe në ndeshjen e finales së Kupës ndaj F.C. Drita që do zhvillohet më 26 maj në Stadiumin “Fadil Vokrri””, shkruhen ne postimine faqes zyrtare te klubit.