Reshjet e shiut shkaktojn aksidentin e parë, makina del nga rruga

Një aksident ka ndodhur mesditën e së dielës në aksin Tepelenë – Levan.

Një automjet tip “Fiat” ka dalë nga rruga si pasojë e rrëshqitjes nga reshjet e shiut.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, policia ende nuk ka shkuar ne vendngjarje.