Ramën e zbritën nga avioni se nuk mbante maskën, Spiropali: Gjermanët nuk e dinin me kë kishin të bënin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar për inc.identin me Kryeministrin Edi Rama në një fluturim të Lu.fthansës nga Gjermania për në SHBA, ku është nxjerrë nga avioni për shkak të refuzimit për të vendosur ma.skën kundër C0VID.

Spiropali tha në “Zonë e Lirë” se lajmi është i vjetër dhe se kompania ka kërkuar falje. Sipas saj, bëhet fjalë për një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë.

“E ka sqaruar Endri Fuga, kanë kërkuar ndjesë anëtarët e ekuipazhit. Lajmi është i vjetër, para shumë muajsh. Më duket krejt e parëndësishme tani, përderisa vetë kompania ka kërkuar falje. Këtu mbyllet. Në kohë pa.ndemie edhe pilotët edhe anëtarët e ekuipazhit kanë qenë të str.esuar.
Ky nuk është lajm për t’u mërzitur. Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë”, deklaroi Spiropali.