Rama e nis ditën me lajmin për Zelenksin, kini mendjen në orën 13:00! Ja çfarë do të ndodhë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me lajmin që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë drejtpërdrejtë nga Kievi.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin se sot në orën 13:00 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë drejtëpërdrejtë nga Kievi, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan kryeministri Rama në rrjetet e tij sociale.

Zelensky ka komunikuar me disa nga Parlamentet Evropiane, duke i falënderuar për mbështetjen, por duke bërë thirrje për ndihma dhe sanksione më të ashpra për Rusinë.

Seanca parlamentare që do të zhvillohet ditën e sotme do të ketë një ndryshim në orar, teksa do të zhvillohej në orën 11:00, por është shtyrë për të filluar në orën 13:00.

Zelensky pritet të flasë disa fjalë shqip, nuk dihet nëse në këtë retorikë do të flasë dhe për Kosovën. Nuk dihet nëse do ta pranojë pavarësinë e saj.