
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa panë nga afër përfundimin e punimeve që u kryen për pastrimin dhe veshjen me beton të një pjese të degës ujitëse të Lushnjes.
E cila kalon brenda qendrës së banuar të lagjes ‘18 Tetori’ si dhe vendosjen e sistemit të ndriçimit në rrugën ‘Sabri Kosturi’, pjesë e të njëjtit rajon.
Balla gjatë inspektimit të punimeve u takua dhe me banorë të kësaj lagjeje të cilët e kanë mirpritur këtë investim prej shumë kohësh dhe shprehën vlerësimin për përfundim në një kohë të shpejtë të kanalit.
Një qytetar i Lushnjes gjatë takimit me Ballën u shpreh: Kur del Saliu dua të thyej televizorin.Balla duke e ironizuar ju përgjigj: Çthua!? Saliu nuk bën sa televizori. Nuk i hyn në punë askujt.
Ndërkohë Balla nuk mund të rrinte dot pa folur edhe për presidentin e ri. “Ne na duhet një President qe të respektojë normën Kushtetuese, President normal dhe mbi te gjitha një President që na bashkon.
Një president që përfaqëson unitetin kombëtar. Ky do te jetë një proces që fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara,” tha Balla.