“Qofsh lule në xhennet, Miqtë dhe shokët të pikëlluar për të riun që i dha fund jetës

Betim Kastrati është 38-vjeçari i cili pak pas mesnatës u gjet i pajetë në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në vendin e quajtur Kolonjë, ku sipas policisë kishte kryer aktin e rëndë ndaj vetes. Burime për mediat bëjnë me dije se Kastrati jetonte në Durrës dhe ishte shofer në port.

38-vjeçari ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të m itur, ndërkohë që u gjet i pajetë në mjetin e tij tip Volvo, i cili ishte parkuar në mënyrë të rregullt anës rrugës.

Mesazhet ngushëlluese kanë qenë të shumta nga miqtë dhe të afërmit që kanw mbetur pa fjalw nga lajmi i papritur për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Prokuroria ka nisur hetime për këtë ngjarje të cilat ende nuk kanë përfunduar. Ndërkohë policia ka kryer gjithë procedurat e nevojshme për raste të tilla.

Njerëz të afërm të tij dhe ata që e njihnin, thonë se 38-vjecari kohët e fundit po vuante nga depresioni, gjë që si duket e ka cuar deri në këtë pikë sa t’i japë fund jetës së tij.

Miqtë thonë se depresioni ka ardhur si pasojë e marrëdhënieve aspak të mira me bashkëshorten dhe nënë e dy fëmijëve të tij. Rrjeti ka zier sot me mesazhet e shumta të ngushëllimit për të.