Qeveria ka vendosur që ta ulë akzizën e derivateve të naftës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që ta ulë akzizën e derivateve të naftës. Pas këtij vendimi pritet që një litër dizeli do të jetë 75 denarë, ndërsa aktualsiht është në 85. 05 denarë. Ndërsa, një litër benzinë do të kushtojë 80 denarë. Benzini aktualisht është 91.05 denarë, ndërsa ulja është për 11.05 denarë.

Është vendosur gjithashtu për ndryshimin e metodologjisë për miratimin e çmimeve të derivateve nga baza javore, do të bëhet në bazë ditore. Çmimet e derivateve do të ndryshojnë çdo ditë.