“Pyetje është kjo?”/ Sali Berisha i kthehet gazetares dhe hedh akuzat e forta

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se nuk është i shqetësuar se përballë tij në garën për kreun e PD-së nuk ka asnjë rival.

A jeni i shqetësuar që nuk keni asnjë kandidat përballë për kreun e PD-së?

Sali Berisha: Pyetje është kjo? Kjo është pakuptim, dua të denoncoj fushatën e paimagjinueshme të financuar, me miliona euro, nga qeveria, mafia e Soros, kundër kandidimit të Sali Berishës. Njeriu ka shpallur që do të kandidojë, dhe bëhen emisione a duhet të kandidojë apo jo?

Mbrëmë të gjitha emisionet kishin këtë, do të kandidoj, do të dorëzoj dokumentet dhe do t’iu drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë, si dëshmi e respektit e dashurisë, respektit, për të ndryshuar për mirë jetët e tyre.

Nuk mundet që të pajtohem unë kurrë me këtë situatë, që shqiptarët lindin fëmijë për emigracion. Unë kësaj situate do t’i jap fund sa më parë, unë do të jem një lider referendar, i zgjedhur me referendum popullor, nuk ka kartë më të fuqishme sesa kjo. Kush të dojë të vijë përballë meje, aty është një komision që verifikon kushtet.