Putin: Po pranoj takim me Zelenskyn, Por kam një kusht për ukrainasit

Presidenti rus, Vladimir Putin mund të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky vetëm kur të arrihet një marrëveshje konkrete me shkrim mes dyja vendeve që të jetë formualizuar situata.

Këtë e tha të dielën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili nuk ka dhënë ndonjë detaj më tepër. “Jo, Putini kurrë nuk e refuzuar një takim të mundshëm me Zelenskyn.

Putini nuk e përjashtoi kurrë një takim të tillë dhe ky takim është hipotetikisht i mundshëm”, tha Peskov në televizionin publik rus duke i mëshuar idesë se mund të arrihet.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, që ai takim të ndodhë, është e nevojshme që delegacionet ruse dhe ukrainase të krijojnë një dokument të caktuar. “Jo një grup idesh, por një dokument konkret të shkruar. Atëherë do të vijë koha për një takim të tillë”, vuri në dukje Peskov.

Kujtojmë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka ftuar disa herë liderët e dyja vendeve për një takim në Turqi, por që deri më tani kanë ndodhur takime vetëm në nivele të ekspertëve.

Ndryshe, liderët botëror kanë folur për situatën që kanë lënë forcat ruse në qytetin Bucha, afër Kievit. Një dëshmi e qartë e pasojava ndërmjet dy vendeve dhe asaj që ndodhi në Ukrainë. /Telegrafi/