Pse e gjithë bota e do Bayraktar-in turk? 3 Faktet që nuk i dini!

Dronët turq Bayraktar TB2 në Ukrainë, ku kanë shkatërruar sistemet ruse të artilerisë, blindat, ar mët kundërajrore, etj., e kanë bërë të gjithë botën klientin e tyre”, i tha Reuters-it prodhuesi Selcuk Bayraktar, kreu – së bashku me vëllain e tij Haluk – i kompanisë së ndërtimit Baykar në Stamboll. Sipas tij, dronët treguan se si teknologjia kishte revolucionarizuar lu ftën moderne.

“Bayraktar TB2 po bën atë që ishte projektuar për të bërë, duke shkatërruar disa nga sistemet më të avancuara kundërajrore, sistemet e avancuara të artilerisë dhe mjetet e blinduara. Të gjithë janë klientë tani,” tha ai gjatë një ekspozite në Baku, Azerbajxhan, ku kompania e tij zbuloi dronin e ri Akinci.

TB2, i cili ka një hapje krahësh prej 12 metrash dhe mund të fluturojë në një lartësi prej 7,6 kilometrash, përpara se të “zhytet” për të shkatërruar objektivin e tij me bomba të drejtuara me lazer, ka ndihmuar ushtrinë ukrainase të go dasë rëndë ushtrinë ruse në front. Ndaj dhe ukrainasit i kanë kushtuar një këngë patriotike “Bayraktar, Bayraktar”.

E themeluar në vitet 1980 nga babai i Selcukut, Ozdemir Bayraktar, Baykar është fokusuar te dronët që nga viti 2005, si pjesë e politikës së saj për forcimin e industrisë së brendshme të mbrojtjes së Turqisë. Kontributi i dronit TB2 në shumë konflikte (Siri, Irak, Libi, Ar meni-Azerbajxhan për Nagorno-Karabakun dhe Ukrainë-Rusi) e ka bërë TB2 një produkt të njohur eksporti. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se ka një kërkesë të madhe ndërkombëtare si për TB2 ashtu edhe për dronin më të ri Akinci.

Selcuk Bayraktar, një i diplomuar në Universitetin e Stambollit dhe MIT, i cili është martuar me vajzën e Erdoganit, tha se kompania e tij mund të prodhojë deri në 200 TB2 në vit. Rusia po zhvillon një gjeneratë të re të sistemeve të ar mëve lazer që mund të verbojnë satelitët dhe të shkatërrojnë dronët, por Bayraktar tha se ar më të tilla ishin joefektive kundër TB2. Siç pohoi ai, “vargu i tyre është i kufizuar, kështu që nëse rrezja e sensorëve dhe ar mëve tuaja është më e gjatë, ato nuk do të funksionojnë”.

Baykar tashmë po përgatit gjeneratën e ardhshme TB3, një dron me krahë të palosshëm, i cili mund të ngjitet ose shkëputet nga pistat e aeroplanmbajtësve të vegjël. Në punë është edhe avioni lu ftarak pa pilot MUIS ose Kizilelma.

“Me vullnetin e Zotit, fluturimi i parë i Kizilelma-s do të bëhet vitin e ardhshëm, ndërsa i TB3 ose në fund të vitit 2022 ose në fillim të 2023”, theksoi Bayraktar. “Nëse dikush shikon më tej në horizont, ne jemi duke punuar në drone taksi, për të cilat do të duhet të zhvillojmë një nivel më të lartë të teknologjisë autonome, kryesisht inteligjencë artificiale, e cila do të revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit lëvizin nëpër qytete,” shtoi ai. /tesheshi.com/