“Pse burri nuk bën punët e shtëpisë”

Një herë e një kohë burri nuk kapte me dorë asgjë në shtëpi dhe ishte gruaja që bënte gjithçka, por kishte një arsye shumë specifike. Burri kërrusej në punë nga mëngjesi në darkë.

Sot meshkujt janë shumë më të aftë dhe më të vëmendshëm për gjërat e shtëpisë, i sheh në supermarkete për të zgjedhur produktin specifik, për të paguar faturat, për të varur rrobat, për të gatuar etj.

Së pari, grua “e dashur”, nëse ke zgjedhur një burrë që duhet t’i thuhet “të lutem o burrë, bëj pak këtë e atë punë në shtëpi”, e ke vet fajin.

Sigurisht, ai është një dembel i llastuar, por fajin e ke vet. Dhe nëse insiston duke e marrë me të mirë për ta përfshirë më shumë në punët e shtëpisë, atëherë je e pashpresë fare.

Nëse burri yt nuk të ndihmon, ka shumë gjasa të ti të jesh një grua “mami”, që i bën vet të gjitha, sepse nuk të pëlqen se si i bën “ai”, kur zë ndonjë gjë me dorë.

Pastaj, fundja burri atë pret, që mos të të pëlqejë si i bën punët, kështu që ndihet i qetë dhe i autorizuar të rrijë shtrirë në divan sa ti dojë qejfi.