Presidentja e Parlamentit Evropian: Thirrjet për liberalizim vizash për Kosovën

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e ka përmendur padrejtësinë që po u bëhet kosovarëve me mosliberalizimin e vizave.

Ajo në fjalën e saj përshëndetëse në Forumin Ballkanik në Sofje të Bullgarisë, është shprehur se duke mos ndryshuar kjo situatë dëmtohet kredibiliteti i Bashkimit Evropian, njofton KlanKosova.tv.

“BE duhet ta mbajë fjalën e dhënë. BE duhet t’i përmbushë premtimet. Pavarësisht se kanë përmbushur të gjitha kriteret, kosovarëve ende u kërkohen vizat për të dalë në Evropë”, është shprehur Metsola.

“Thirrjet e Parlamentit Evropian po hasin në veshë të shurdhër. Kjo është padrejtësi por edhe e prish kredibilitetin e BE-së”.

Ajo më tej ka folur edhe për situatën pas plasjes së luftës në Ukrainë ku ka thënë se BE duhet të qëndrojë e bashkuar karshi kësaj çështjeje.