Presidenti Zelensky bën paralajmërimin e fortë: Nëse Ukraina pυshtohet, radhën e kanë…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy me anë të një video mesazhi ka bërë disa paralajmërime të forta për sa i përket rrjedhës që pritet të marrë Iufta. Duke folur në anglisht, Zelenskyy thotë se Iufta do të kthehet në një gjakderdhje pa fund duke shpërndarë vetëm mjerim dhe shkatërrim, nëse vendi që ai drejton nuk ndihmohet me ar më.

Ai tha se Ukraina e ka mbrojtur veten deri më tani, shumë më tepër nga sa “pυshtuesi mund ta kishte planifikuar.”

Megjithatë, shton ai, Rusia ka ende kapacitetet që të sulmojë, jo vetëm Ukrainën.

“Polonia, Moldavia, Rumania dhe shtetet baltike mund të kthehen në shënjestra të radhës nëse Ukraina humb lirinë.”

“Duhen më shumë ar më për të shpëtuar miliona ukrainas, si dhe miliona evropianë. Ne kemi nevojë për artileri të rëndë, mjete të blinduara, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë Iuftarakë. Liria duhet ar matosur më mirë se tirania. Vendet perëndimore kanë gjithçka për ta realizuar. Nga ata varet fitorja përfundimtare mbi tiraninë dhe numri i njerëzve të shpëtuar.”