Presidenti ukrainas “ngrin” gjithë botën: Lftë në të gjithë Europën, pas nesh është radha juaj!

Presidenti ukrainas “ngrin” gjithë botën: Lu ftë në të gjithë Europën, pas nesh është radha juaj!

Një konflikt ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës, nuk do të vononte shumë që të përhapej në mbarë Europën, paralajmëron Volodymyr Zelensky. Presidenti ukrainas thotë se lu fta do të pllakosë edhe pjesë të tjera të kontinentit,transmeton gazeta ditore.

Askush nuk e parashikon dot me saktësi se cfarë do të ndodhë në të ardhnmen, e nuk mund të përjashtohen gjasat e një shtrirjeje të konfliktit përtej kufijtë të vendit tonë, u shpreh ai gjatë një konference për shtyp në Kiev me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Pentagoni ka konfirmuar të mërkurën vendimin e presidentit amerikan, Joe Biden për të dërguar trupa ushtarake shtesë në lindje të Evropës dhe në Ballkan.Biden ka marrë vendim që më shumë se 3,000 trupa amerikane të pozicionohen për të mbështetur aleatët evropianë, raporton Ëall Street Journal.

Rreth 2,000 trupa amerikane do të nisen nga Shtetet e Bashkuara në Poloni dhe Gjermani dhe rreth 1,000 do të dërgohen nga Gjermania në Rumani, ka raportuar Ëall Street Journal.Pentagoni ka sugjeruar këtë javë se lëvizjet e trupave mund të kryen brenda Evropës.

Tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë rritur prej pozicionimit të mbi 100 mijë trupave ruse afër kufirit me Ukrainën.Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar një kërkesë kyçe të Moskës që NATO-ja të mos pranojë Ukrainën – mirëpo kanë insistuar se po i ofrojnë Rusisë “një rrugë diplomatike serioze”.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se po injoron shqetësimet e Rusisë për çështje të sigurisë.

NATO-ja t’i japë fund aktivitetit ushtarak në Evropën Lindore dhe qe Aleanca veriatlantike të mos pozicionojë raketa në shtetet afër apo në kufi me Rusinë./Gazeta Ditore