Presidenti i ri i Shqipërisë bën premtimin e fortë për shqiptarët: Do të jem 24/7 në shërbim të…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begajn pasi ai pranoi propozimin e mazhorancës për të marrë postin e Presidentit të ri.

Gjatë takimit në Kryeministri, Rama deklaroi se në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, të gjithë anëtarët që folën, treguan respekt për Bajram Begajn.

Nga ana e tij, kandidati për President, u shpreh se për ushtarakun, nderi, detyra dhe atdheu janë motoja e punës. Ai u shpreh se do të jetë 24/7 në shërbim të kësaj motoje.

Rama: Të gjithë folën me respekt dhe bindje se ju do të bëni punën tuaj deri në fund. Dua t’ju uroj që të jeni deri në fund, me atë besnikërinë që jyu karakterizon ndaj shtetit. Atë respekt që ju karakterizon ndaj ligjit, dhe atë forcë të madhe humanizmi që karakterizon forcat e armatosura.

Cilësi këto që janë mëse të mjaftueshme për të besuar se ju do ta merrni shpejt përmasën e detyrës dhe do ta mëshironi atë simbolikë të unitetit kombëtar që është ADN-ja e Forcave të Armatosura. Begaj: Për ushtarakun, nderi, detyra dhe atdheu janë motoja e punës. Do jem 24/7 në shërbim të kësaj motoje.

Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e sotme pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, se mazhoranca propozoi emrin e Bajram Begës për të marrë postin e Presidentit të ri. Menjëherë pas njoftimit të kreut të qeverisë, ka reaguar dhe Bajram Begaj i cili ka pranuar propozimin e Ramës.