Pranvera s’vjen me një lule, ja si do jetë moti javën që vjen! Merrni masa

Nëse menduat që erdhi pranvera, po gaboheni. Kjo javë ka qenë me shumë shira dhe erëra të forta në gjithë Shqiëprinë, madje në fundjavë s’kanë munguar reshjet e borës në zonat malore.

Edhe gjatë javës që vjen, moti në Shqipëri do të jetë me reshje shiu, vranësira dhe në fundjavë edhe me reshje dëbore në zonat e thella malore.

Sipas Shërbimit meteorologjik Ushtarak, e hëna do të jetë me shi, reshje që do të rikthehen të enjten me rrebeshe dhe dëborë në male.

Reshjet e shiut e të dëborës në zonat malore do të jenë prezente përkohësisht gjatë ditës së hënë. Përmirësimi i motit do të vijë në mesjavë kur do të mbizotërojnë orët me vranësira e diell.

Ditën e enjte kalimi i një fronti do të sjellë vranësira të dendura dhe reshje shiu, shtrëngata si dhe dëbore në majat e maleve në verilindje.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi mesatare ndërsa gjatë ditës së enjte edhe e vrullshme përgjatë bregdetit. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë. Për të parë si do jetë moti në qytetin tuaj, mund t’i hidhni një sy tabelës së mëposhtme.