Prσkυrσria SpeςiaIe nis hetimet ndaj ministrave të Kurtit, dγshσhen për afera kσrrυptiνe

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me pretendimet se ministrat e Qeverisë Kurti kanë keqpërdorur 1.1 milionë euro të buxhetit të shtetit, shkruan Express.

“Prokuroria Speciale ka njoftuar se kanë nisur hetimet lidhur me pretendimet për afera korruptive në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.

Dje Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një dokument, duke thënë se dy ministrat e Qeverisë Kurti – Donika Gërvalla dhe Fitim Damka – janë të pëfshirë në një aferë korruptive.

Sipas PDK-së, është aferë e dyshimtë dhe e kundërligjshme, përmes së cilës është mundësuar keqpërdorimi i rreth 1.1 milionë eurove të taksapaguesve të Kosovës.

“Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të të cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro. Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas Pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schëarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove.”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.

Ndryshe në media është përfolur edhe për një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës të udhëhequr nga Liburn Aliu.

/GazetaExpress/