Policëve shqiptarë iu sos durimi, iu kthehen vëndçe me shkopinj gome holandezëve (video)

Nuk kanë të ndalur incidentet në prag të ndeshjes së futbollit mes Romës dhe Feyenoord e vlefshme për finalen e Conference League.

Tifozët e Romës kanë dalë në rrugën pranë Drejtorisë së Policisë dhe kanë nisur të godasin me sende të forta makinat që kalonin.

Deri tani raportohen disa të lënduar, ndërkohë që kanë ndërhyrë forcat e policisë, të angazhuara për mbarëvajtjen e aktivitetit futbollistik.

Më herët, ishin tifozët e Feyenoord që u përplasën me forcat e policisë, pasi marshuan në rrugë në tentativë për të shkuar te tifozët e Romës. Ndërkohë që raportohet se përforcime për policinë po vijnë dhe nga Vlora.

Ndërkohë edhe policët shqiptarë duket se iu ka sosur durimi duke u sjellë mirë me tifozët dhe kanë filluar të përdorin shkopinjtë e gomës.SHIKO VIDEON

Sipas pamjeve të publikuara nga JOQ Albania shikohet sesi policët shqiptarë “mbysin” në shkop gome tifozët. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Air Albania”.