Policët nuk mbahen në Shqipëri, efektivi i FNSH q.llon një person me probleme mendore

Një 60-vjeçar në zonën e ish-Kombinatit në Tiranë ka shkuar në spital i lënduar. Paraprakisht bëhet me dije se ai nuk ka rrezik për jetën.

60-vjeçari që dyshohet se vuan nga probleme te shëndetit mendor ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i dëmtuar në këmbë me ar. m ë zja.r.r i.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton per Abcnews.al se i lënduar është identifikuar si Murteza Lika. Ky i fundit është qëll.u ar me a.r më nga Lutfi Gjyli, efektiv i FNSH.

I lënduari u dërgua në spitalin e Traumës, pasi kishte marrë plagë plumbi në këmbë dhe ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa kjo është një tjetër ngjarje e ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të hëne, me protagoniste policinë e shtetit.

Kujtojmë se pak më parë në Komisariatin 3 në Tiranë, pas një grindjeje mes dy policëve, njëri prej tyre i mori jetën kolegut të tij.