Po ndodh në Greqi? Po ne shqiptarët kur do ta bëjmë një gjë të tillë?

Shqipëria u përfshi pak dië më parë nga prσtesta në gjithë vendin, por që kulmuan në Tiranë para kryeministrisë dhe prσtestuesit kërkonin uljen e cmimit të karburantit dhe produkteve bazike ushqimore, cmimi i të cilave që nga janari është rritur shumë.

Qeveria jonë i quajti të turpshme këto prσtesta duke thënë se e gjithë bota i ka sytë nga ajo që po ndodh në Ukrainë, ndërsa disa shqiptarë ngrihen e prσtestojnë për cmimet ku të gjithë i ka përfshirë kriza.

Por cfarë po ndodh në vendet e rajonit dhe më gjerë këto ditë? Në Greqi këtë të mërkurë u ndal përkohësisht transporti publik në Athinë dhe shërbimet shtetërore mbetën të mbyllura ndërsa punëtorët u larguan nga puna në një grevë të përgjithshme 24-orëshe për të prσtestuar ndaj rritjes së çmimeve.

Mediat bëjnë me dije se greva e nisur mëngjesin e sotëm ka lënë pezull tragetet që lëvizin nga ishujt grekë të lidhur në port dhe la Athinën pa metro, tramvaj apo hekurudhë periferike, ndërsa autobusët do të lëviznin për 12 orë nga ora 9 e mëngjesit.

Spitalet shtetërore po trajtonin rastet e urgjencës vetëm pasi punonjësit e kujdesit shëndetësor iu bashkuan grevës, të thirrur nga dy sindikatat kryesore për punonjësit e sektorit publik dhe privat, duke kërkuar rritje pagash dhe masa për të trajtuar rritjen e çmimeve.

Fqinjët tanë po na japin një leksion të mirë se c’do të thotë të ngrihesh në prσtestë. Nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri që mjekët dhe punojësit e tjerë të spitaleve të ngrihen ndonjëherë në prσtestë bashkë me popullin e thjeshtë, ata ngrihen vetëm për pagata e tyre. Në Gjermani, Itali dhe Spanjë po ashtu ka pasur prσtesta masive kundër rritjes së cmimeve.