Po mësonte makinën, shoferja e re bën namin në varreza

Një shofere e re e cila po praktikonte makinën brenda v arrezave përfundoi duke u përplasur me 8 gurë v arresh, për fat dëmi mund të ishte akoma dhe më i madh se kaq.

Ngjarja ndodhi në varrezat e ëyoming në Melrose, Massachusetts, rreth orës 14:30 të së shtunës më 16 prill, në vigjilje të Pashkëve, por për fat të mirë nuk përfundoi me pasoja të dëmshme.

Shoferja ishte një grua 53-vjeçare e cila kishte marrë së fundmi patentën e saj. Një i afërm po e ndihmonte me praktikën por gjërat nuk shkuan ashtu duhej.

Fatmirësisht shoferja dhe shoqëruesi i saj nuk pësuan lëndime serioze për jetën, vetëm u dëmtuan 8 gurë v arresh dhe objekte të tjera që ishin aty reth e rrotull, por dëmet mund të ishin më të shuma se kaq.

Departamenti i Policisë së Melrose tha në një deklaratë: Nga hetimi paraprak rezulton se gruaja ka humbur kontrollin e mjetit, duke shkaktuar goditjen në gurët e lapidarit.

Ajo ka kërkuar falje dhe deklaruar se është e gatshme të paguajë të gjitha dëmet që ka shkaktuar dhe të ndihmojë në riparimin e tyre sa më shpejt.