Po ktheheshin nga ekskursioni, shpërthen në flakë autobusi me 30 nxënës brenda Рamje

Një autobus turistik me 30 pasagjerë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Bralo në afërsi të Lamias më Greqi.

Sipas lamiareport.gr në autobus ndodheshin 30 nxënës që po ktheheshin nga një ekskursion.

Për fat të mirë shoferi i autobusit ka kuptuar se diçka nuk po shkonte mirë me autobusin, e për pasojë fëmijët kanë zbritur të gjithë përpara se flakët e mëdha të përfshinin mjetin.