Po hanin iftar, konfIikti ndodhi jashtë: Zbardhet pak ngjarja se si erdhi deri tek νrasja në Klinë

Një person është v rarë dhe një tjetër është pIagosur sonte në Klinë.

Siç raportohet nga mediat lokale, pa u konfirmuar ende nga policia, disa persona janë arrestuar në lidhje me rastin, shkruan lajmi.net.

E “Klina Info”, medium lokal i njohur në Klinë, ka shpalosur detaje nga ngjarja e ndodhur.

Siç raporton mediumi, pak para rastit viktimat ishin duke ngrënë iftar në restaurantin që ndodhet aty afër.

Pas kësaj, ata kanë dalë nga restauranti ku jashtë ishin disa persona duke pritur, me të cilët janë përleshur.

Për pasojë, njëri nga dy vëllezërit ka mbetur i v rarë teksa tjetri i pIagosur.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për lajmi.net se ata janë informuar në orën 20:43 minuta për rastin.

Fadil Gashi nga Policia e Pejës ka bërë të ditur se me të marrë raportimin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është vërejtur se janë dy persona të pIagosur.

Fatkeqësisht, njëri nga të pIagosurit nuk ka mundur t’u shpëtojë pIagëve.

Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të pIagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi. /Lajmi.net//