Pluhur dhe baltë, një fenomen i çuditshëm do ndodhë sot tek ne

Ditët e fundit, Shqipëria është përfshirë nga një mot aspak i qëndrueshëm, që është shoqëruar me reshje dëbore në zonat e thella malore, me reshje shiu të dendura në një pjesë të mirë të Shqipërisë dhe me një erë të fortë me pluhur sidomos në qytetin e Durrësit.

Meteorologia, Tanja Porja, ka bërë parashikimin për motin në vendin tonë në ditët në vijim. Sipas Porjas temperaturat në mëngjesin e sotëm kanë shënuar një rritje të ndjeshme.Mëngjesi i sotëm ndihet zagushi, pasi vlerat minimale janë jo më poshtë se 6-7 gradë celcius në zonat malore, ndërkohë në shtrirjen perëndimore përfshirë dhe kryeqytetin, termometri sot ka shënuar rreth 11-15 gardë celcius ne mengjes, vlera këto mjaft të larta. Mesdita e sotme do të shëojë rreth 26-27 gradë celcius.Ju ftojmë që ta hapni markჳtingun për 5 sჳkonda dhჳ shfaqჳn pamjჳt ჳkskluzive!.

Vranësirat vijnë nga jugu i kontinentit, vijnë në fakt masa ajrore të nxehta nga kontinenti afrikan të cilat kalojnë nëpër Mesdhe ku ushqehen me lagështirë, prandaj edhe reshjet e para që pritet të bien do të jenë shi i shoqëruar me pluhur dhe baltë.Mbrëmë gjatë natës era ka qenë problematike dhe kështu vazhdon të jetë edhe sot.Ju ftojmë që ta hapni markჳtingun për 5 sჳkonda dhჳ shfaqჳn pamjჳt ჳkskluzive!.

Kështu pritet të vijojë deri sonte vonë në mbrëmje, kryesisht në hapësirat detare. Më e theksuar kjo në hapsirat detare të Jonit, pasi shpejtësia e erës arrin rreth 9-10 km/h në det të hapur.Edhe pjesa tjetër e Adriatikut është problematike për sa i përket erës, por fatmirësisht do të zgjasë vetëm deri sonte në mbrëmje, zbulon meteorologia Tanja Porja.