Plazhi i Potamit të quhet “Ѕirena Jonada”, shqiptarët janë dakord! Ja sa mijë firma janë mbledhur deri tani në peticion

Ka shkuar në 4 mijë, numri i personave të cilët kanë firmosur peticionin, për ndryshimin e plazhit të Potamit në “Sirena Jonada”, në më pak se 24 orë nga publikimi i tij.

Kështu bëri të ditur për “Euroneës Albania”, poetja Alma Papamihali e cila ishte nismëtarja e peticionit, pasi shkroi një poezi për 7-vjeçaren.

“Kjo nismë erdhi fare rastësisht. Si fillim unë shkruajta një poezi e cila u bë virale dhe përfshiu një masë mjaft të gjërë lexuesish.

Poezia ishte për një simbolikë si sirena Jonada dhe erdhi si një natyrshmëri edhe diçka e tillë. Deri më tani janë 4 mijë firmëtarë që kanë firmosur për këtë peticion. Kryesisht peticioni është online, janë vetë njerëzit që kanë marrë iniciativën”, theksoi ajo.

Ndërsa, ditën e djeshme, u zhvillua një protestë ku kërkohej dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Plicisë, Gledis Nano.

Prtotestuesit i kanë lënë kohë kryeministrit Edi Rama deri të hënën që të shkarkojë tre drejtuesit e lartë, ndryshe do ketë sërish protestë.