PërpIasje dhe festë, tifozët holandezë kërcejnë valle shqiptare(Video)

Ndërkohë që në janë regjistruar një sërë përplasjesh mbrëmjen e sotme mes policisë dhe tifozëve të Feynoord-it, një atmosferë krejt tjetër është në pedonalen e Tiranës.

Aty tifozët e skuadrës holandeze po festojnë me muzikë, ku nuk ka munguar as ajo shqiptare.

Në një moment ata kanë nisur të kërcejnë nën ritmet e daulles.

Sakaq, në disa zona të Tiranës janë regjistruar mbrëmjen e sotme një sërë përplasjesh.

Raportohet se të paktën dy efektivë kanë marrë dëmtime, ndërsa kanë nisur shoqërimet.