Ah po ta dinin shqiptarët se çfarë po hanë! Skandali me frutat e perimet do ju heqi mendjen (pamjet)

“Të hash apo të mos hash?” Të hash e të vdesësh ngadalë në vuajtje nga kanceri, apo të mos hash e të vdesësh prej anoreksisë? Është kjo dilema më e re e kohëve moderne, prej së cilës nuk ka asnjë shpëtim çdo frymor në vendin tonë të mjerë!

Në një prej pikave të fruta perimeve që tregtohen në Durrës ndalova të blej një pjepër ose shalqi në mbrëmje. Tregtarit ia lashë në dorë ta zgjidhte ai, sepse bostanët më kanë dalë të kuq por pa shije dhe ëmbëlsi, ose të bardhë si kunguj në shumicën e radhëve që kam blerë këtë verë. I kam blerë dhe i kam hedhur në plehra.

Tregtari, një djalë rreth të tridhjetave më tha se asnjë shalqi apo pjepër nuk ia vlente ta fusja në shtëpi për konsum.

-Nuk ta sugjeroj më tha sepse niveli i lëndëve kimike dhe hormoneve është nga 10, 15 apo 20 herë më shumë se normalja në shumë produkte.

– Ku e di ti i thashë? Si ma vërteton?!

Me të shpejtë nxori një aparat nga sirtari i tavolinës dhe më tha se tek cilat fruta e perime do të doja të ndalja i shikonim lehtësisht.

Ndaloi tek shalqiri, tek pjepri, domatja, pjeshkët, domatet.

Tek ai shalqini që doja të merrja unë ta konsumoja në familje se vapë e nxehtë është, aparati u skuq e mori flakë “DANGER”! (E rrezikshme!) E pasigurt tregon aparati.

Norma e lejuar ështe 60mg/kg, ndërsa realisht përmbajtja e lëndëve kimike shkonte 230mg/kg. Hajde paguaj 220 lekë për kg që të shuaj etjen e në vend të shuaj etjen të fus kancerin në trup.

Tek pjepri, situata ishte edhe më katasfrofë. Norma e lejuar 90mg për kg, ndërsa përmbajtja me lëndë kimike rezultonte 1900 mg për kg. Pra 1810 mg /kg më shumë se standarti evropian.

Fshatarët e kanë lëshuar dorën e kanë rritur pjeprin që nga natyra shkon në 500 gram e kanë bërë 4 kg për fëmijët tanë. Të ngratët duan të fitojnë, se helbete kanë sezonin që vijnë emigrantët e shitjet janë të mëdha në këtë periudhë.

Në të njëjtën linjë ishin edhe frutat e tjera, por ndryshim kanë domatet zemër kau dhe pjeshkët që vijnë nga importi. Me përbërjen e lëndëve kimikate ishin brenda normës, ç’ka më ngrohu zemrën se pjeshkë e domate bleva pa frikë.