
Ishte shitur në ankand për një kinez për 1.25 milionë euro, derisa vlerësohet si pëllumbi më i shtrenjt i garave në botë
Rritësi i pëllumbave në Belgjikë, Joel Verschoot, i siguroi vetes një pension të rehatshëm, pasi shiti në muajin mars pëllumbin më të shtrenjtë të garave në botë.
Pëllumbi i quajtur Armando mbushi titujt e parë të gazetave në mbarë botën, kur u ble gjatë një ankandi online nga një manjak kinez për 1,25 milion euro.
Joel megjithatë nuk është ende gati të tërhiqet e të shijojë paratë e fituara. 64-vjeçari shpenzon deri në 10 orë në ditë duke stërvitur pëllumba, një pasion ky nga i cili me sa duket e ka të vështirë të heqë dorë, transmeton TCH.
Përpara Armandos, pëllumbi më i shtrenjtë kishte qenë Nadine, e vlerësuar për 400.000 euro, përcjell albinfo.ch.
Tani Verschoot kërkon ta kapërcejë rekordin e vet. Për këtë arsye, ai ka ruajtur dy trashëgimtarë të Armandos, një femër e një mashkull, me shpresën që ata të bashkohen e të krijojnë një pëllumb super të shpejtë.
“Përpara ankandit, njerëzit thoshin se një pëllumb mund të shitej maksimumi 600, 700 mijë euro, por një milion? Jo, këtë s`e mendonte askush. Një pëllumb të mirë e të shëndetshëm arrin ta dallosh nëse i ka sytë shumë të kthjelltë, nëse sqepi është i bardhë sepse ai gri nuk është i mirë, dhe nëse i ka krahët shumë fleksibël. Ky po, është një pëllumb i mirë”, shprehet Jowl Verschoot, rritës pëllumbash.
Dy blerës kinezë lu ftuan fort për Armandon, duke e rritur secili nga 100.000 herë çmimin në ankand, derisa njëri në fund u do rëzua e u detyrua të tërhiqej.