
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka vijuar edhe ditën e sotme takimet nga Durrësi me mbështetësit e tij për të siguruar kreun e partisë demokratike.
Berisha u shpreh para të pranishmëve se PD ishte një lolo, një vegël e qeverisë për shkak të bahskëpunimit Rama-AliBasha. Në këtë rast i referohet ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe kreut të Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj.
“Institucionet e shtetit nuk e njohin ligjin. Jam dëshmitar edhe presioneve të jashtëzakonshme që bëri mafia e George Sorosit, drejt lirisë në forcën tonë politike. Pak muaj më parë se kjo lëvizje është e pandalshme.
“Nëse nuk do të ngriheshim do të ishim një lolo, një vegël i një qeverie, shembullin tipik po e shini këto ditë në marrëdhëniet Ali-Basha.
Po rrokulliseshim pas disfatës së 25 prillit, moralisht po lëngonim në atmosferën e asaj disfate. Tani do t’i themi ndal! Po ndodh shkatërrimi i kombit, vjedhje e pasurive kombëtare, një poshtërim i tij.
Ndodhin çudira, që janë të pabesueshme, disa prej tyre pasqyrohen direkt në interesin kombëtar, në identitetin kombëtar, të tjera janë po të lidhur me të, kurse ne i përcjellim me indiferencë. E pyet si je, hiç thotë. Të rinjtë i thonë një tjetër “bad vibes”, me fjalë të tjera s’është për t’u jetuar.
Edi Rama tha që do beje Dubain këtu, ne s’kemi nevojë, Dubai të rri aty ku është. E merr në port 3 mijë vjeçar e çon drejt de facto asgjësimit dhe merr 1 milionë metër 3 tokë, për të ndërtuar me kompaninë e tij ose klientelistëve të tij pallate.
Çdo centimetër e asaj toke është e juaja, aty ka jetë të humbura, është djersa juaj. Vjen grabitësi dhe e merr. Ç’po ndodh me shqiptarët?
Hiç thotë se ka frikë të flasë, sepse me arrestime masive për fatura drite u ka kaluar frikën njerëzve. Po ikim thotë një tjetër, a ka goditje më të rëndë për një vend nëse banorët e tij thonë se nuk bëhet.”, tha Berisha.