Paska qenë ditë e zezë sot/ Nëna dhe dy vajzat humbin jetën prej energjisë elektrike

Shqipëria po kalon ditë të vështira, shumë persona po humbasin jetën për arsye shumë sociale. Dy fëmijë humbën jetën në liqenin e Prushit, ndërsa sot skenën e rimerr Puka.Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin verior. Mësohet se një grua dhe dy vajzat e saj kanë humbur jetën pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Njëra prej vajzave ka qenë duke bërë dush kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, motra e saj i ka shkuar në ndihmë por edhe ajo ka humbur jetën.Sapo mamaja e vajzave ka shkuar te dera e tualetit ka humbur jetën edhe ajo. Nëna u mundua të ndihmonte vajzat e saj, por energjia elektrike kishe rënë në kontakt me ujin.Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të parë nga afër situatën dhe ka kuptuar skenën. Tronditja është e madhe për familjen që ka humbur njerëzit e dashur.Mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo histori dhe dëshmitë e familjarëve të tjerë. Puka njihet si qytet i qetë dhe pa shumë problematika.