Pas Mega-Operacionit nga SPAK, vjen reagimi direkt nga kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me operacionin e sotëm të SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit.

“Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit!

Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!”, shprehet Rama në Tëitter.