Pas më shumë se një vit lidhje, ndahen një nga çiftet më të dashura për publikun

Pas më shumë se 1 vit lidhje Michael B. Jordan dhe Lori Harvey ndajnë rrugët.

Dyshja konsideroheshin një nga çiftet më të bukura ndërsa debutimin e parë si çift e kishin bërë në festën e “Oscars” të Vanity Fair 2022 në Beverly Hills më 27 mars.

Thashethemet për ndarje filluan pasi Lori u shfaq e vetme në tapetin e kuq të Cannes.

Jordan tha në dhjetor se “më në fund zbuloi çfarë ishte dashuria” në marrëdhënien e tij me Harvey.

Arsyet e ndarjes mbeten akoma të paqarta teksa asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë akoma rreth kësaj çështjeje.