Pas äksidentit trägjik, jep shpirt 22-vjeçarja që u plägos së bashku me shoqen e saj

Një ak sident t ragjik disa ditë më parë rezultoi fatal për 22 vjeçaren Ergesa Ibrushi që ka humbur jetën ditën e djeshme duke mos iu bërë ballë plagëve që mori.

Dalja nga rruga e automjetit tip “Seat” pasditen e 5 majit në zonën e Fermës në aksin Fier-Seman, rezultoi me plagosjen e dy vajzave që udhëtonin në të.

Lajmi konfirmohet nga familjarë të vajzës, ndërsa një postim plot dhimbje është bërë edhe në faqen e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, nxënëse e së cilës Ergesa ka qenë.

“Me hidhërin të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin e parakohëshm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh.