Paralajmërimi i fortë i Boris Johnson: Lυfta në Ukrainë vazhdon deri kur…

Boris Johnson gjatë një konference ditën e sotme në Dehli ka deklaruar se lυfta në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Putini ka një ushtri të madhe. Ai ka një pozicion shumë të vështirë politik, sepse ka bërë një gabim katastrofik.

E vetmja mundësi që ai tani ka, me të vërtetë, është të vazhdojë të përpiqet të përdorë qasjen e tij të tmerrshme, të ashpër të drejtuar nga artileria, duke u përpjekur të shkatërrojë ukrainasit.”- tha ai.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar shton se pa marrë parasysh epërsinë ushtarake që Vladimir Putin mund të jetë në gjendje të sjellë gjatë muajve të ardhshëm ai nuk do të jetë në gjendje të pushtojë frymën e popullit ukrainas.