O lali, ku je? Pak minuta shie, përmbytet Tirana (video)

Reshjet intensive të shiut që nisën këtë pasdite kanë shkaktuar probleme në Tiranë, raporton abcnews.al. Siç shihet nga pamjet reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në zonën e Unazës së re, pranë ish-uzinës së autotraktorëve.

Në këtë aks ka rrëshqitje dherash duke e bërë të rrezikshme lëvizjen e automjeteve. Po ashtu, “Rruga e Kokonozve” ne kryeqytet është përmbytur, në vetëm pak minuta shi. Kjo rrugë është thuajse e mbuluar nga uji.

Pra me pak minuta shi, përmbyten direkt rrugët tona. Por kush e ka fajin? Shiu që bie? E kanë fajin ata që ndërtojnë, por ndërtojnë për faqe të zezë?

E kanë fajin ata që mbledhin taksat tona piëkrisht që rrugët të mos përmbyten në këtë mënyrë? Të gjithë e dimë kush e ka fajin, por “hajt mo” se do kalojë, ashtu sic kemi bërë dhe herët e tjera, e ashtu sic do bëjmë gjithmonë.

Po të shihni videon do dëgjoni një fëmijë të vogël që pyet të atin: Ba, ka rënë kaq shumë shi? Sigurisht që nuk ka rënë kaq shumë shi sa të përmbyten rrugët kështu, por jetojmë në ‘Tironë’.

Në atë ‘Tironë’ që është kryeqyteti i rinisë, një nga kryqytetet më të mira për të jetuar në Europë, një kryqytet me të ardhme etj etj, një kryeqytet që përmbytet me 5 minuta shi.