
Duket se marrëdhënia mes nuses 28-vjeçare dhe prindërve të bashkëshortit të saj në Librazhd nuk ka shkuar ashtu siç pritej.
Sipas policisë, 28-vjeçarja me inicialet E. K., dhe vjehrra e saj 51-vjeçare me inicialet F. K., banuese në fshatin Dardhë, kanë ushtruar dhu në fizike dhe psikologjike ndaj njëra-tjetrës.
Po ashtu 28-vjeçarja mësohet se ka ushtrua dhu në psikologjike edhe ndaj vjehrrit të saj, me iniclaet R. K., ndaj të cilit u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Po kështu kërkesë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes është bërë edhe për nusen.
Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Specialistët e Hetimit të Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:
-E. K., 28 vjeçe dhe F. K., 51 vjeçe, banuese në fshatin Dardhë, Librazhd (nuse dhe vjehrrë), për veprën penale “Dh una në familje”, pasi kanë ushtruar dh unë fizike dhe psikologjike ndaj njëra-tjetrës. 28-vjeçarja ka ushtrua dhu në psikologjike edhe ndaj vjehrrit të saj, shtetasit R. K., të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes edhe për shtetasen E. K./balkanweb