Nuk do ta besoni sa kosovarë kërkuan azil në shtetet e BE-së për dy muaj

Shtetasit nga gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit perëndimor vazhdojnë të kërkojnë azil në vendet e ndryshme të BE-së.

Edhe gjatë dy muajve të parë të këtij viti, janar e shkurt, shtetas nga këto vende kanë kërkuar azil në disa nga 27 vendet e BE-së.

Megjithatë, numri i tyre mbetet thuajse i papërfillshëm, ndonëse nga këto shtete, më së shumti azilkërkues ka nga Shqipëria e më së paku nga Mali i Zi, sipas të dhënave të siguruara nga RTK-ja Kosova ndodhet në vendin e parafundit.

Vetëm në nëntë shtete nga 27 sa ka Bashkimi Evropian, kosovarët kërkuan azil në dy muajt e parë të këtij viti.

Gjatë muajve janar e shkurt , në të gjitha këto nëntë shtete, azil kërkuan 425 shtetas të Kosovës.

Vendi më I preferuar për kosovarët për të kërkuar azil, mbetet Franca ku në muajt janar e shkurt 2022, bazuar në të dhënat e Eurostatit, azil kërkuan 195 persona, 90 në janar e 105 në shkurt.

Bazuar në statistikat e siguruara nga RTKLive nga Eurostat, Agjencia e Statistikave të BE-së, Italia është vendi i dytë më I preferuar për azil nga kosovarët.

40 në janar e 45 në shkurt është numri I kosovarëve që kërkuan azil në shtetin përtej Adriatikut.

Më pas, radhitet Gjermania me 40 azilkërkues në janar e 35 në shkurt, pastaj Belgjika ku në dy muajt e parë të këtij viti, azil nga Kosova kërkuan 25 persona.

Pastaj, Suedia me 15, Holanda me 10, Austria me 10, Sllovenia 5, Luksemburgu 5 azilkërkues nga Kosova në muajt janar e shkurt 2022./RTK