“Nuk do paguani asnjë lekë”/ Qeveria Ra ma nxjerr vendimin e bukur, ja kush përfiton…

Qeveria Rama ka marrë vendimin se duke filluar nga viti i ardhshëm, studentët që zgjedhin të studiojnë në degët e mësuesisë nuk do të paguajnë asnjë tarifë (lekë).

Kryeministri bën me dije se automatikisht këta nxënës do të përfitojnë bursë, për shkak se është ulur numri i studentëve në degën e mësuesisë.

“Kemi përcaktuar ato programe studimore që janë prioritare dhe kanë mbështetje nga qeveria. Ne do të ofrojmë mbështetje studentore për ata që zgjedhin të studiojnë mësuesinë, do të përjashtohen nga tarifat e studimit dhe do të përfitojnë bursë të konsiderueshme”, njofton Rama.