Noizy e mbajti Fjalën që i bëri Florian Markut, dëgjoni hitin e verës (video)

Reperi i njohur, Noizy dhe boksieri, Florian Marku janë prej vitesh shokë të ngushtë. Ata nuk ngurojnë që respektin që gëzojnë për njëri-tjetrin ta shprehin edhe publikisht.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe pak minuta më parë, ku Noizy ka publikuar një këngë dedikuar Markut. Ndër të tjera në tekst, dëgjohet të thuhet herë pas here, “Kampioni i botës, Marku”.

Sakaq, videoklipi është shumë rrënqethës, pasi shfaqen momente nga stërvitja e boksierit. Sakaq, edhe çaste kur ka triumfuar ndaj kundërshtarëve.

Deri më tani, kjo këngë është pritur shumë mirë nga fansat, të cilët kanë komentuar duke u ndjerë shumë krenarë dhe me siguri do kthehet në një hit verëe.

Kujtojmë se Noizy dhe Florian Marku janë shumë shokë të mirë me njëri-tjetrin, shqiptari para se të hyjë në ring dëgjon këngët e reperit.

Florian Marku ka premtuar që këtë verë do të zhvillojë një duel në tokën shqiptare, por ende nuk ka dhënë detaje të tjera, gjë që do mësohet ditët në vijim.