Mesazhi dashurise i hedhur në shishe në det, gjendet në të njëjtin vend gjysmë shekulli më vonë

Një mesazh dashurie fshehur në një shishe dhe hedhur në det më shumë se gjysmë shekulli më parë u gjet vetëm pak metra larg vendit ku u hodh.

Jennifer Coleman dhe shoqja e saj e fëmijërisë Janet Blankley hodhën dëshirat e tyre të përzemërta në grykëderdhjen e Humber në Britaninë e Madhe në vitin 1966.

Letrat e tyre, ku u kërkonin të dashurve të mundshëm që mund të merrnin mesazhet të shkruanin mbrapsh, u gjetën nga mbledhësit e mbeturinave të shtunën. “Unë mendoj se deti e ka tërhequr për pak dhe më pas e ka nxjerrë sërish në breg nga një dallgë tjetër”, tha Jennifer.

Çifti, në atë kohë 15 vjeç, po vizitonin familjet e tyre, kur u lindi ideja për të kërkuar dashurinë përmes detit të hapur. Adoleshentet shkruan letrat e tyre, të cilat u kërkonin djemve të moshës 16 deri në 18 vjeç të shkruanin duke u siguruar që të përfshinin një foto dhe shpresonin për më të mirën.

Janet, e përshkruante veten me flokë me onde dhe ishte 163 cm. Dyshja optimiste përfshinte adresat e shtëpive të tyre, duke i nënshkruar në fund nga “Anglia”.

Jennifer, e cila humbi lidhjet me Janet pasi la shkollën e mesme, më vonë u transferua në Australi dhe ishte “absolutisht e habitur” kur u kontaktua për letrën e saj adoleshente.

Tracey Marshall, nga Scunthorpe Litter Pickers, e gjurmoi atë përmes Facebook dhe tha: “Ne kemi gjetur të gjitha llojet e gjërave të çuditshme dhe të mrekullueshme kur jemi duke mbledhur mbeturina, por kurrë, nuk kemi gjetur asgjë të kësaj natyre”.

Jennifer, tani 71 vjeç, tha se nuk e kishte menduar as edhe një herë letrën e saj që nga hedhja e shishes më shumë se 50 vjet më parë, por i bëri përshtypje që mesazhi kishte mbetur kryesisht i thatë dhe i lexueshëm qartë.