Një grua m bytet në det në Durrës, në breg la “provën” e saj për policinë

Një grua është gjetur e mbytur në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, pak minuta më parë. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe efektivët e policisë.

Duket se gruaja ka hyrë në det me qëllimin për t’u mbytur, pasi në breg ka lënë çantën e kuqe, e cila është marrë nga grupi hetimor, të cilët presin të mësojnë më shumë të dhëna mbi identitetin e të mbytyrës.

Deri tani nuk dihet ende identiteti i gruas si dhe mosha e saj, ndërkohë trupi i pajetë është nxjerrë nga uji dhe është marrë nga ambulanca e pranishme në vendngjarje.

E gjithë zona është rrethuar me shiritin e sigurisë. Policia e Durrësit pritet të dalë me njoftim për shtyp për të dhënë më shumë detaje të tjera.

Kujtojmë se shëtitorja “Taulantia” është një zonë mjaft e populluar, sidomos në ditë si sot me diell dhe kanë qenë pikërisht njerëz të rastit që dalin shëtitje aty që kanë parë trupin duke dalë nga uji.

Ata më pas kanë lajmaëruar policinë, e cila erdhi në vendngjarje dhe ende po merret me kryerjen e hetimeve dhe procedurave të tjera të nevojshme.