Nis stërvitja e madhe ushtarake me mbi 4.600 trupa të NATO-së, SHBA-ja, Britania e Madhe, Italia, Franca, Mali i Zi, Shqipëria

Me rreth 4.600 trupa nga tetë shtete – Maqedonia e Veriut, SHBA-ja, Britania e Madhe, Italia, Franca, Mali i Zi, Shqipëria dhe Greqia, prej sot në poligonin Krivollak fillon ”Përgjigje e shpejtë 22″, stërvitja më e madhe ushtarake e realizuar në vend.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në konferencën e djeshme tha se është nder i madh për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën që të jenë nikoqirë të një stërvitje të tillë. Ajo shprehu besimin se pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes do të tregojnë atë që dinë dhe dinë më së miri.

“Qëllimi i kësaj stërvitje ka dy aspekte. Kjo është gatishmëria e Armatës së Maqedonisë për stërvitje të tilla komplekse që ne i kryejmë së bashku me aleatët, gjë që tregon gatishmërinë e saj, nivelin e operativitetit, por edhe mënyrën se si ajo bashkëpunon me ushtritë brenda NATO-s. Së dyti, e cila është e rëndësishme edhe për vendin tonë – tregon kapacitetet dhe aftësitë e qendrës trajnuese në Krivollak”, theksoi Petrovska, duke shtuar se Krivollaku është një qendër serioze trajnimi, ku të gjithë anëtarët e Aleancës do t’i shfrytëzojnë përfitimet e saj.

Në Aeroportin Sportiv Stenkovec, më 8 maj – të dielën në periudhën nga ora 10 deri në 16 organizohet një ditë e hapur për qytetarët, ku do të ekspozohen të gjithë avionët pjesëmarrës në stërvitje, të cilët janë 45 aeroplanë të ndryshëm, avionë dhe helikopterë. Do të ekspozohen avionët e Armatës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Më 12 maj do të hapet Dita për mysafirët e lartë.