Ngrihet Alarmi / Ambasadori Amerikan Tregon Kush Është Αrmíku Më I Madh I Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka qenë i drejtpërdrejt dhe shumë i prerë në deklaratat e tij në një intervistë për Radio Kontakt Plus, ku ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në të, si dhe për atë se si Kosova është bërë shumë e varur nga ndihma e ndërkombëtarëve, transmeton gazeta ditore.

Kosnett ka thënë se armiku më i madh i Kosovës është vetëkënaqësia. Ai tha se ndihma të cilën Kosova e pret çdoherë nda ndërkombëtarët nuk do të zgjasë përgjithmonë. “Mendoj se armiku më i madh i Kosovës është vetëkënaqësia. Çfarë dua të them me këtë?

Gjatë njëzet viteve të fundit, një situatë ka lindur në Kosovë ku njerëzit janë mësuar me bashkësinë ndërkombëtare që hedh shumë para në vend, duke e ndihmuar popullin e Kosovës për t’i zgjidhur problemet e tij.

Sa herë që ka krizë të brendshme, anëtarët e Quintit, KFOR-i ose BE-ja janë atje për t’ua mbajtur duart njerëzve dhe për t’i ndihmuar ata në momente të tilla. Nuk do të zgjasë përgjithmonë”, tha Kosnett.

Ambasadori amerikan ka shprehur shqetësimin e tij edhe për varësinë e ekonomisë së Kosovës nga të hyrat nga diaspora. As kjo, sipas tij, nuk do të zgjasë gjithmonë.

“Gjithashtu, Kosova është bërë shumë e varur, me disa që thonë se deri në 30% të ekonomisë së saj bazohet në të hyrat nga diaspora. Nuk do të vonojë shumë. Dhe unë e them këtë sepse në SHBA kemi shumë përvojë me komunitetet e emigrantëve që vendosen në SHBA. Modeli është gjithmonë i njëjtë. Brezi i parë do të dërgojë shumë para në shtëpi, gjenerata e dytë jo. Mendoj se kjo qëndron edhe për diasporën e Kosovës në të gjithë Evropën.

Pra, ne do ta vazhdojmë këtë vetëkënaqësi ngadalë, nuk do të marrim vendime të vështira politike dhe miqtë tanë ndërkombëtarë do të jenë aty për ne – kjo do të ndryshojë. Shtetet e Bashkuara janë partneri i Kosovës. Ne do të mbetemi partner i Kosovës.