Ngrihet AIarmi në botë, zihen Rusia me Britaninë për çeshtjen e Kosovës

Kosova dhe zhvillimet e fundit në veri janë bërë çështje mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe, trannsmeton Gazeta Express. Rusia ak uzon Britaninë se po e për ke qëson situatën, duke e inkurajuar Kosovën të ndërmarrë veprime, të cilat i quan “eks treme”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova, ka al armuar në Telegram se situata në Ballkan po përke qësohet dhe se sipas saj, fitili i “fuqisë ballkanike” të bar utit mund të ndizet në çdo moment, pas veprimeve të Kosovës, të cilat ajo beson se janë ndërmarrë me inkurajimin e drejtpërdrejtë të Perëndimit.

“Situata në Ballkan po përkeqësohet për shkak të veprimeve të eks remistëve të Kosovës, me miratimin e Perëndimit”, tha Zakharova. Ajo tha se njësitë speciale të Kosovës dy herë këtë vjeshtë “push tuan veriun e Kosovës”, siç thotë ajo, “me pretekstin” e vendosjes së rendit. Zakharova theksoi se kjo çoi në rritjen e ten sioneve dhe, sipas saj, këto veprime kërcënuan që situata të përshkallëzohej në k onflikt të hapur.

Ajo përsëriti pretendimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se objektivi i radhës i Policisë së Kosovës është “ta marrë nën kontroll trafostacionin në Valaç, afër Zveçanit”, duke thënë se “pavarësia energjetike” është një nga qëllimet kryesore të institucioneve të Kosovës.Zakharova tha se Britania e Madhe “kësaj radhe ka inkurajuar drejtpërdrejt pr ovokatorët e Kosovës”. Duke u thirrur në të dhënat e zbuluara, ajo beson se Britania inkurajoi “organizimin e arbitraritetit ant iserb”, dhe se këtë e ka “bekuar” ambasadori britanik në Prishtinë dhe bashkatdhetari i tij që është në krye të misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Zëdhënësja e diplomacisë ruse hyri në konspiracione duke folur për zhvillimin e një skenari “të forcës që synon pushtimin e zonave të banuara me serbë në Kosovë”. Ajo shtoi se “instruktorët britanikë trajnuan oficerët e Policisë së Kosovës”. “Duket se Britania, elita politike e së cilës mburret se i përket shoqërisë së shteteve të qytetëruara, nuk mund të heqë qafe zakonet koloniale”, u shpreh Zakharova.