Ngjarje si nëpër filma në Luѕhnje/ Përfshihet nga flakët makina në ecje, dy persona hidhen, dy të tjerë largohen kur ѕhpërthen

Përfshihet nga flakët mjeti në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhamë.

Drejtuesi i mjetit është njoftuar nga shoferë të tjerë se në pjesën e pasme të mjetit po dilte tym e flakë.

Në mjet kanë qenë 4 persona. Dy prej tyre u hodhën kur mjeti ishte ende në lëvizje, ndërsa dy të tjerë kur shoferi ndaloi në anë të rrugës.

Të katër personat me origjinë nga Durrësi ndodhen në spitalin e Lushnjes për mjekim.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit dhe policia. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të akѕidentit