Ngjarje rëndë, i riu humb kontrollin e mjetit dhe bie në kanal, ndërron jetë

Një aksident është shënuar rreth orës 14 e 20 të kësaj të diele në fshatin Fier-Seman në Divjakë. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 31-vjeçari D. D., ka rënë në kanal me automjetin e tij tip “Ford” e kësisoj ka ndërruar jetë.

Ndërkohë bëhet e ditur se grupi he timor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

Njoftimi i Policisë:

Divjakë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fier-Seman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi he timor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.