
Një 73-vjeçar, Sabri Serdari ka humbur jetën në Patos, Fier, pasi shtëpia e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në fshatin Verbas, teksa forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Mësohet se i moshuari jetonte me bashkëshorten, e cila për momentin nuk ndodhej në banesë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:30, në fshatin Verbas , Patos, në banesën e shtetasit S. S., ka rënë zjarr, ku si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi S. S., 73 vjeç, i cili ndodhej brenda në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
JU REKOMANDOJMË