
Është njoftuar se nga fundjava do të ndryshojë moti. Pritet të ketë rënie temperaturash dhe të reshura shiu e bore. Ftohtë mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme.
Në ditët e fundjavës, sikurse edhe fundjavën e shkuar na pret ndryshim i kushteve meteorologjike. Nga dita e diel rikthehen temperatura të ulëta por edhe mundësitë për të reshura si shiu, ashtu edhe bore gjatë orëve të mbrëmjes.
Ftohtë me të reshura shiu e bore, mbetet më pas edhe ditëve të para të javës, e tek nga dita e mërkurë temperaturat rikthehen në vlera mesatare e të reshurat edhe pushojnë.