Nga mes nata çmimet të reja të derivateve të naftës, ja sa do të shkojn

Duke pasur parasysh ndikimet e këtyre elementeve në formimin e çmimeve të derivateve të naftës sipas metodologjisë, si dhe dispozitën e definuar në nenin 8 paragrafi (3) i Rregullores së Formimit të Çmimeve më të Larta të Shitjes me Pakicë të Derivateve të Ndryshme të Naftës dhe të Lëndëve Djegëse të Transportit,

çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës në përputhje me metodologjinë e formimit të çmimeve rriten mesatarisht për 0,41%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 2,00 denarë/litër,

në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me Vendimin për përcaktim të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 1.6.2022 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) është 99,50 den/litër.