Nëna mëson për v dekjen e djalit të saj 2 ditë me vonesë, pasi një i afërm i dërgoi një mesazh ngushëllimi

Një nënë mësoi se djali i saj kishte vdekur, kur dikush i dërgoi asaj mesazh për t’i shprehur ngushëllimet dy ditë pas vdekjes së të birit. Robert Lee Wareing u gjet i vdekur nga dy miq të tij brenda një apartamenti në West Cliff, Angli.

Një hetim i mbajtur, zbuloi jo vetëm shkakun e vdekjes së Wareing, por edhe se nëna e tij nuk u informua menjëherë për vdekjen e djalit të saj. Ernie Cottam dhe Rollo Seagal, dy miqtë që kishin qenë me Wareing atë natë, shpjeguan se Wareing kishte rënë në gjumë rreth orës 5:00 të mëngjesit.

Pasi e dëgjuan atë të ndalonte gërhitjen rreth orës 9:30, miqtë kontrolluan Wareing dhe zbuluan se ai po merrte frymë me vështirësi. Wareing ndryshoi ngjyrë për pak minuta dhe pak më pas ata panë se ai nuk po merrte më frymë.

Hetuesit zbuluan se i riu kishte pirë shumë alkool dhe lloje të ndryshme lëndësh narkotike para se të flinte gjumë dhe kjo dyshohet se ka qenë arsye e vdekjes së tij. Gjatë hetimit, policia i kërkoi falje nënës së të riut.

Mum Only Learns Of Son’s Death After People Text To Ask About His Funeral

Një oficeri nga Policia e Mançesterit iu kërkua të vizitonte nënën, pasi u zbulua se Wareing kishte vdekur, por dy ditë më vonë nëna e tij ende nuk ishte informuar.

Burimi: www.ladbible.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA